Qeveria e Kosovës ka vendosur që nga nesër, e martë, të futet në zbatim një orar i limituar i lëvizjes së qytetarëve.

Është vendosur që lëvizja të kufizohet nga ora 10:00 deri në 16:00 dhe nga 20:00 deri në 6:00.

Ky hap është i fundit që merret në vazhdën e masave mbrojtëse kundër koronavirusit.

Deri në orët e vona të së hënës, numri i të infektuarve në Kosovë është 35, derisa dje u shënuar edhe viktima e parë nga vitursi Covid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *