Kosova dhe Serbia mund të nënshkruajnë marrëveshje brenda këtij viti dhe kjo varet nga dy palët, ka thënë Zv.ndihmës-sekretari i Shtetit, Matthew Palmer.
“Mendoj se është absolutisht e mundur”, ka thënë Palmer për gazetën Blic kur është pyetur nëse është e mundur që një marrëveshje të arrihet këtë vit.
Zyrtari amerikan ka theksuar se të dy palët janë inkuruajuar të zbatojnë marrëveshjet e Brukselit përfshirë këtu edhe AKS-së, transmeton Koha.net.
Palmer tha se palët mund të arrijnë marrëveshje në lidhje çështjen e personave të zhdukur.