Teknologjia, përbën sot një sfidë ekzistenciale për demokracitë. Bota është në një garë figurative teknologjike të armëve. Kushdo që e fiton atë, do të diktojë vendosjen e rregullave, standardeve dhe normave për sistemet teknologjike në zhvillim, nga njohja e fytyrës tek armët e luftës.
____
Nga Anders Fogh Rasmussen
The Wall Street Journal
Në vitin 2021 SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë një mundësi të artë që vjen një herë në një gjeneratë,për të ndalur tërheqjen globale të demokracisë,dhe për t’i treguar kufirin autokracive si Rusia dhe Kina. Por, kjo gjë do të ndodhë vetëm nëse demokracitë e mëdha bashkohen në mbrojtje të lirisë.
Presidenti i zgjedhur Joe Biden synon të “ndërtojë sërish më mirë”. Por ai nuk mund të kthehet 4 vite pas,në një botë kërcënuese multilaterale, ku aleatët zgjidhen nga autokracitë, dhe i shkëmbejnë investimet strategjike apo energjinë me çmim të lirë,me një besnikëri të palëkundur ndaj tyre.
Lejimi i aleatëve që ta shesin sigurinë e tyre ekonomike, në prirje që Xhaxha Semi (SHBA-ja) të veprojë si garantuesja e tyre e sigurisë, do t’i hapte dyert një izolacionisti tjetër si Trump për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë pas 4 vitesh.
Në vend të kësaj, SHBA-ja duhet të fokusohet në krijimin e një ndjenje të re besimi në botën demokratike, e cila u mungon shpesh shoqërive të lira. Si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, unë u përpoqa t’i ndërtoj këto lidhje në të gjithë botën e lirë, duke krijuar dhe forcuar partneritetet me demokracitë e Indo-Paqësorit si Japonia, Australia dhe Koreja e Jugut.
Por pasi unë u largova nga zyra publike, bota ka parë një ringjallje të autoritarizmit, dhe teknologjia ka arritur një fuqi të tillë sa që mund të çlirojë ose shtypë. Pesë vjet më parë, një aleancë e demokracive ishte qëllimi më fisnik. Por sot ajo është thelbësore për zgjidhjen e problemeve më urgjente.
Në qendër të kësaj përpjekjeje, duhet të jetë udhëheqja e vendosur amerikane. Vetëm SHBA-ja zotëron kapacitetet për t`a bërë këtë. Ajo ka gjithashtu një demokraci mjaft të fortë. Zgjedhjet e këtij viti, ishin një test i mirë për demokracinë amerikane.
Ajo e kaloi atë, duke siguruar një transferim të pushtetit, edhe kur vetë kreu i shtetit u përpoq ta delegjitimonte procesin. Presidenti i zgjedhur Joe Biden, ka pas derës një radhë me aleatë të lodhur prej Amerikës. Ne dëshirojmë një udhëheqës amerikan të vendosur.
Dhe nga përvoja e madhe politike që ka, besoj se Joe Biden do ta shfrytëzojë këtë shans.
Në vitin 2018, unë mbajtja samitin e parë të demokracisë në Kopenhagë, nën kujdesin e fondacionit tim “Aleanca e Demokracive”. Samiti mbledh udhëheqës kombëtarë, aktivistë të demokracisë dhe përfaqësues nga teknologjia dhe shoqëria civile,dhe synon të forcojë demokracinë.
Ai samit u hap me fjalën e zotit Biden. Në fjalimin e tij, ai theksoi nevojën e ripërtëritjes
Së aleancave dhe ri-ngritjes së demokracisë. “Demokracia ka të bëjë me një gjë tepër:Liri, liri, liri”- tha ai. Gjatë fushatës së tij elektorale këtë vit, ai u zotua të organizojë një samit të ngjashëm të udhëheqësve demokratikë, këtë herë si president.
Këtë përpjekje do të udhëheqë Amerika, por ajo nuk do të jetë e vetme. Demokracitë në Indo-Paqësor, nga Tajvani në Australi, Indi dhe Japoni, po kërkojnë gjithashtu miq të një mendje, për t’iu kundërvënë qëndrimit agresiv të Kinës.
Në Evropë, një Britani pas Brexit do të presë samitin e G7-ës në vitin 2021, duke mbledhur fuqitë më të mëdha demokratike dhe ekonomike të botës. Londra synon që ta shfrytëzojë këtë mundësi, për të bërë atë që një politikan i vjetër më tha,një “uverturë në botën e lirë”.
Teknologjia, përbën sot një sfidë ekzistenciale për demokracitë. Bota është në një garë figurative teknologjike të armëve. Kushdo që e fiton atë, do të diktojë vendosjen e rregullave, standardeve dhe normave për sistemet teknologjike në zhvillim, nga njohja e fytyrës tek armët e luftës.
Nëse garën e fiton Kina, liria do të zbehet. Bota e lirë, duhet të mësojë nga përplasjet e saj të brendshme mbi kompanitë kineze Huawei dhe TikTok, dhe të ndërtojë një aleancë dixhitale për t’u përgatitur për grupin tjetër të sfidave.
Kjo përfshin vendosjen e standardeve të zakonshme të privatësisë, për transferimin e të dhënave të nevojshme për zhvillimin e inteligjencës artificiale, bashkëpunimin mbi mënyrën e rregullimit të platformave të internetit, dhe kombinimin e kapaciteteve për të zhvilluar rrjetet e telekomit, llogaritjen kuantike dhe inteligjencën artificiale – që të gjitha më të shpejta, më të mira, dhe më të lira se sa ato që ofron Kina.
Jo çdo aleat i SHBA-së është plotësisht i bindur tek nevoja e një grupi demokratik global. Franca dhe Gjermania, mund të shqetësohen se një aleancë e demokracive, do të zëvendësonte sistemin global multilateral, të përfaqësuar nga Kombet e Bashkuara.
Dhe një ringjallje e aleancës trans-atlantike mund të dobësojë nevojën që Evropa të zhvillojë pavarësinë e saj strategjike nga SHBA. Unë jam dakord me të dyja këto shqetësime.
Përforcimi i aleancës globale demokratike, do t’u jepte mundësi kombeve anëtare që të rindërtojnë multilateralizmin, dhe jo t`a anashkalojnë atë. Ne kemi nevojë të bisedojmë me Kinën për ndryshimin e klimës dhe betejat e tjera globale, por le t`a bëjmë këtë nga pozita relativisht më të forta.
Njëkohësisht, Evropa duhet të vazhdojë të jetë më e vetë-mjaftueshme, dhe të investojë më shumë për sigurinë e saj. Pasi një Evropë më e fortë, do të thotë një botë më e lirë. Tridhjetë vjet më parë demokracive të përparuara iu tha se ato do të shihnin “fundin e historisë”, dhe se përparimi i vazhdueshëm i lirisë ishte diçka e pashmangshme.
Në fakt ndodh e kundërta: Liria është tërhequr, ndërsa Amerika është tërhequr nga roli i saj si udhëheqëse globale. Ne mund të mos shohim sërish një mundësi më të mirë për t’u shëruar nga sëmundja shkatërruese e Perëndimit: vetë-dyshimi demokratik. Ka ardhur koha të ndërtojmë një aleancë të demokracive.
* Anders Fogh Rasmussen ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Ai është themelues i fondacionit “Aleanca e Demokracive”
Marrë nga www.bota.al