Policia e Kosovës në raportin e saj 24-të orësh ka raportuar se në një shtëpi ka depërtuar një predhë e armës që ka ardhur nga drejtimi i panjohur.

Sipas njoftimit rasti ka ndodhur në Mitrovicën e Veriut.“Është raportuar se në një shtëpi ka depërtuar një predhë e armës që ka ardhur nga drejtimi i panjohur. Përveç dëmeve të vogla materiale nuk ka të lënduar”, thuhet në raport.
Rasti në procedurë hetimore, thuhet ndërkaq në njoftim.(Indeksonline)