Më shumë se 7,200 persona kanë humbur jetën nga dy tërmetet që ndodhën të hënën në pjesën jugore të Turqisë, derisa me mijëra kanë mbetur të lënduar.

Frika është se numri i viktimave do të shumëfishohet.

Tërmeti i parë ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të së hënës, me shkallë 7.8 afër qytetit Gaziantep. Disa orë më vonë një tjetër tërmet i shkallës 7.5 ndodhi jo shumë larg pozitës gjeografike nga tërmeti i pareë.

Dridhjet nga tërmeti kanë shkaktuar vdekjen e 1,800 personave në territorin e Sirisë dhe kanë mbetur të lënduar me miëra të tjerë.

Autoritetet turke kanë njoftuar se deri tani numri i viktimave në Turqi ka arritur në 5,400 persona, transmeton BBC News.

Kërkimet për të shpëtuar ata që kanë mbetur nën gërmadha të ndërtesave të shembura po vazhdojnë në natën e dytë, derisa moti është i ftohtë dhe po luftohet me kohën për të nxjerrë sa më shumë të mbijetuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *