Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se koronavirusi “mund të mos largohet asnjëherë”.

Drejtori i emergjencave në OBSH, Mike Ryan, ka thënë se askush nuk mundet të parashikoj kur sëmundja COVID-19 do ta ketë fundin.

Për më tepër, ai ka sqaruar se koronavirusi i tanishëm, i cili deri tani shkaktoi vdekjen e rreth 300,000 personave në gjithë botën, mund të mos largohet kurrë.

“Është e rëndësishme ta vendosim këtë në tavolinë: ky virus mund të bëhet një tjetër virus endemik në komunitetet tona, dhe ky virus mund të mos largohet asnjëherë,” ka thënë Ryan gjatë një konference virtuale nga Gjeneva.

“HIV nuk është larguar – por ne kemi arrit të pajtohemi me këtë virus,” ka thënë ai, transmeton BBC.

Dr Ryan gjithashtu tha se, edhe nëse gjendet vaksina kundër koronavirusit, do të nevojitet “përpjekje e madhe” për ta kontrolluar virusin.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *