Agjencia e OKB-së për Refugjatët njoftoi se më shumë se 4 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina pas invazionit rus, një moment historik i ri në krizën më të madhe të refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët tha se gjurmimi i fluksit të refugjatëve nëpër botë tregon se 4.01 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina. Prej tyre, 2.3 milionë kanë hyrë në Poloni, transmeton Anadolu Agency.
Punonjësit e ndihmave thonë se fluksi është ulur ditët e fundit pasi shumë njerëz presin zhvillimet e luftës. Rreth 6.5 milionë njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre brenda Ukrainës.