Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje të ndërmerren veprime urgjente që të parandalohet përhapja e krizave të urisë që do të ishin të “përmasave biblike”.
Dëmet shkaktuar nga pandemia koronavirus i kanë përkeqësuar krizat e urisë në botë. Frika është se numri i atyre që vuajnë nga uria mund të shkoj nga 135 milionë në mbi 250 milionë.
Kreu i Programit Botëror për Ushqim (WFP), David Beasley, ka thënë se duhen veprime urgjente për të shmangur një katastrofë.
Raporti i katër për krizën e ushqimit në botë ka theksuar vendet më të prekura, që janë: Jemeni, Afganistani, Venezuela, Republika Demokratike e Kongos, Siria, Sudani, Haiti, Sudani Jugor, Nigeria dhe Etiopia.