Një raport i Kombeve të Bashkuara ka treguar se shtresa mbrojtëse e ozonit po ripertërihet dhe me këtë ritëm do të mbushte vrimën e ndodhur mbi Antarktidë për 43 vite.

“Në stratosferën e sipërme dhe në vrimën e ozonit ne shohim se gjërat po përmirësohen,” tha Paul Newman, bashkautor i vlerësimit shkencor.

Vlerësimi shkencor që bëhet një herë në katër vjet zbuloi se shtresa e ozonit është në proces ripërtëritjeje, më shumë se 35 vjet pasi çdo vend në botë ra dakord të ndalonte prodhimin e kimikateve që e dëmtonin atë në atmosferën e Tokës që mbron planetin nga rrezatimi i dëmshëm i lidhur me kancerin e lëkurës, dhe dëmtimin e të korrave, transmeton VOA.

Përparimi është i ngadalshëm, sipas raportit të paraqitur të hënën në konventën e Shoqatës Amerikane Meteorologjike në Denver. Sasia mesatare globale e ozonit prej 30 kilometrash e lartë në atmosferë nuk do të kthehet në nivelet para rrallimit në vitet 1980 deri në vitin 2040, thuhet në raport. Dhe nuk do të kthehet në normalitet në Arktik deri në vitin 2045.

Antarktida, ku shtresa është aq e hollë sa që ka një vrimë gjigante, nuk do të rregullohet plotësisht deri në vitin 2066, thuhet në raport.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *