Opozita në Shqipëri zhvilloi të shtunën protestë kundër Qeverisë. Sali Berisha dhe Ilir Meta dolën nga selitë e tyre dhe iu drejtuan bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
I pari foli kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili akuzoi qeverinë Rama për korrupsion dhe që po përdoret pushteti për të kapur shtetin. Më i gjatë ishte fjalimi i Sali Berishës, i cili u fokusua tërësisht te kryeministri Rama. Kërkoi disa herë që ai të japë dorëheqjen pasi e akuzon për korrupsion.
Berisha shpalli fillimin e revolucionit dhe nisi një ecje në atë që njihet si unaza e vogël e Tiranës. Në përfundim të fjalës së Berishës, disa protestues hodhën flakadanë në shkallët e Kryeministrisë. Më pas Berisha dhe mbështetësit e tij, marshuan në këmbë drejt Parlamentit për tu ndalur të bunkeri simbolik para ministrisë së brendshme, por këtë herë pa Ilir Metën.
Nga aty paralajmëroi se protesta do të vijojë të hënën para parlamentit. / ABCNews /