Deputetë nga partitë opozitare në Kosovë kanë reaguar pasi u raportua se Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka deklarua se njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë ‘tani nuk është e mundur’.

Qëndrimin e ambasadorit amerikan e publikoi në The Economist, gazetari Tim Judah.

“Hovenier më tha se përderisa qëllimi përfundimtar ishte njohja reciproke e Kosovës dhe Serbisë, ‘e cila për fat të keq tani nuk është e mundur, sfidat e sotme ende mund të tejkalohen. Nëse e shihni këtë marrëveshje, si një hap të përkohshëm drejt kësaj… ka mundësi reale”, ka thënë Judah, transmeton KOHA.

Pas kësaj, kanë reaguar deputetë nga partitë opozitare.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i cili e ka drejtuar Qeverinë në mandatin e shkuar, kërkoi të dijë se çfarë ka ndodhur që SHBA-ja nuk e sheh më njohjen reciproke në qendër.

“Qeveritarët duhet t’i tregojnë popullit ku e kanë katandisur punën që e ka shtyrë SHBA-në — aleatin kryesor të Kosovës — të deklarojë se nuk është koha për njohje nga Serbia. Çfarë ka ndodhur në marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në që njohja reciproke nuk është më në qendër?!”, ka thënë Hoti.

E deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar që deklarata e ambasadorit Hovenier të mos heshtet.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *