Politikani rus Aleksei Navalny është dënuar të premten me 19 vjet burgim nga një gjykatë në Moskë.

Navalny është shpallur fajtor nën akuzat për ekstremizëm në lidhje me Fondacionin e tij Kundër Korrupsionit.

Dënimi i ri e gjen politikani opozitar rus duke mbajtur dënimin e tij me burgim prej nëntë vite.

Gjykata në Moskë, e gjeti fajtor 46-vjeçarin në bazë të gjashtë neneve të Kodit Penal rus, përfshirë edhe për krijimin dhe financimin e një komuniteti ekstremist, thirrje për ekstremizëm, rehabilitim të nazizmit dhe përfshirjen e minorenëve në akte të rrezikshme, transmeton REL.

Në vitin 2021, autoritetet ruse e shpallën fondacionin e Navalnyt organizatë ekstremiste dhe ia ndaluan të gjitha aktivitetet në Rusi.

.

.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *