Fituesi i Çmimit Nobel, Orhan Pamuk, ka zbuluar detaje nga libri i tij i radhës.
Shkrimtari turk ka treguar se libri ka titullin “Lojtarët e letrave”.
Gjatë një konference për shtyp, Pamuk tregoi se në libër flitet për një grup personazhesh që fillojnë të luajnë me letra nga e gjithë bota dhe vendosin të bëjnë grupet e tyre, transmeton Panorama.
Oferta më e fundit e Pamuk e ndan emrin e saj me një seri të famshme pikturash nga artisti francez post-impresionist Paul Sezanne që përshkruan punëtorët që luajnë letra.
Libri i tij i fundit “Veba Geceleri” (“Netët e murtajës”) u botua në turqisht vitin e kaluar në mars dhe pritet të dalë në anglisht këtë tetor.
Librat e tij, “Unë jam e kuqja” dhe “Dëbora”, renditen si veprat turke më të përkthyera dhe të lexuara në histori dhe ai u nderua me Çmimin Nobel në Letërsi në vitin 2006.