Ministrja e Jashtme suedeze, Ann Linde, që është edhe kryetare e OSBE-së u ka bërë thirrje udhëheqësve në Republikën Serbe “të përmaben nga veprimet politike negative” që mund të shkaktojnë ndarjen e Bosnje dhe Hervegovinës.
Lindje dhe Serkretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Helga Maria Schmid kanë vlerësuar se miratimi i një sërë konkluzionesh në Asamblenë e Republikës Serbe që bëjnë thirrje për një tërheqje të njëanshme nga nivelet e shtetit dhe të entiteteve kërcënon paqen dhe stabilitetin në BeH dhe rajon.
Ann Linde beson se masa çon në një përshkallëzim të tensioneve dhe është në kundërshtim me atë që është arritur në 26 vjetët e fundit, transmeton KosovaPress.
Ndërsa, sekretarja e Përgjithshme e Organizatës Helga Maria Schmid tha se kriza e vazhdueshme në BeH po ndikon në ekonomi, duke dekurajuar investimet dhe duke ngadalësuar reformat kryesore.