Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka caktuar datën kur do të mbahet seanca konstituive në Kuvendin e Kosovës.
Më 22 mars nga ora 10:00 do të mbahet kjo seancë, e para pas zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit.
Gjatë ditës së sotme, Osmani bashkë me kreun e LVV-së Albin Kurti kanë takur kreun e PDK-së Enver Hoxhaj dhe liderin e AAK-së Ramush Haradinaj.