Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani deklaroi të enjten se zhvillimet në Ukrainë mund të prekin edhe pjesën tjetër të botës, përfshirë kontinentin evropian.
Duke folur për rrjetin televiziv CNN, Osmani tha se Rusia po mundohet të destabilizojë Ballkanin përmes Serbisë, satelitit të saj për një kohë të gjatë.
Ajo tha se paqja në Evropë është e pamundur pa përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në BE, transmeton Ekonomia Online.
Për më tepër, Osmani foli edhe për krimet serbe të kryera gjatë luftës në Kosovë, krimet në fshatin Poklek, ku tha se ka qenë së fundmi.
Po ashtu përmendi djegien e fëmijëve të gjallë në një shtëpi të fshatit në vitet e luftës.
Ajo po ashtu ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ishte ministër i propagandës në kohën e kriminelit Sllobodan Millosheviq.