I mandatuari nga Lëvizja Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka prezantuar emrat e kabinetit qeveritar.
Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca për votimin e qeverisë së re të dal nga zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.
Kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka mbajtur fjalimin para deputetëve dhe ka prezantuar emrat e kabinetit qeveritar.
Zëvendëskryeministër i parë për Integrime evropiane, zhvillim dhe dialog, Besnik Bislimi.
Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Zëvendëskryeministre e tretë për çështje të pakicave dhe të drejtat e njeriut, Emilija Rexhepi.
Ministër i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Ministre e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ministër i Shëndetësisë do të jetë Arben Vitia.
Ministre e Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë do të jetë Arbërie Nagavci.
Ministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të jetë Hajrullah Çeku.
Ministër i Minsitrisë së Administrimit Lokal do të jetë Elbert Krasniqi.
Ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do të jetë Liburn Aliu.
Ministër i Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të jetë, Faton Peci.
Ministër i Ministrisë së Mbrojtjes do të jetë Armend Mehaj.
Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla.
Ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Ministre e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Ministër i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim është Goran Rakiq
Ministër për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal është Fikrim Damka.