Rusia mund të filloj luftën me Ukrainën “në qdo moment” dhe shtetasit amerikanë duhet të largohen nga ai vend brenda 48 orëve, ka bërë thirrje Shtëpia e Bardhë.
Në thirrjen bërë të premten, Shtëpia e Bardhë tha se pushtimi mund të filloj me bombardime nga ajri që do ta vështirësonin largimin e qytetarëve dhe do t’u rrezikonte jetën atyre.
Rusia vazhdimisht ka mohuar të ketë plane për të pushtuar Ukrainën përkundër se ka vendosur më shumë se 100,000 trupa në kufirin me këtë vend.
Siq transmeton BBC, këshilltari amerikan i sigurisë kombëtarë Jake Sullivan ka deklaruar se forcat ruse tani janë “në pozicion për të kryer një aksion të madh ushtarak”.
“Sigurisht që nuk mund të parashikojmë të ardhmen, nuk e dijmë sakt qfarë do të ndodh, por rreziku tani është mjaftueshëm i lartë dhe kërcënimi tani është i mjaftueshëm i afërt që [largimi] të jetë veprim i menqur,” ka thënë Sullivan.
Ai gjithashtu tha se administrata amerikane nuk e di nëse Presidenti rus Vladimir Putin ka marrë vendimin përfundimtar për pushtim. Sullivan tha se Kremlini po kërkon një pretekst për të arsyetuar veprimin ushtarak.