Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva, është shprehur se pandemia e koronavirusit ka quar në rënie të ekonomisë globale, duke shtuar se recesioni do të jetë mjaft i keq.

“Është e qartë se kemi hyrë në recesion, që do të jetë më i keq se në vitin 2009, pas krizës globale financiare”, tha Georgiva në një konferencë online për media, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Mbi 80 vende të botës, shumica me të ardhura të ulëta, tashmë kanë kërkuar ndihmë urgjente nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, tha ajo.

“Ne e dimë që rezervat e tyre dhe burimet e tyre të brendshme nuk janë të mjaftueshme”, tha Georgieva, duke shtuar se FMN-ja synon ta përshpejtojë reagimin e saj.

Georgieva mirëpriti një paketë të ndihmës, në vlerë prej 2.2 trilionë dollarësh, të miratuar nga Senati i Shteteve të Bashkuara.

“Është absolutisht e domosdoshme që të mbrohet ekonomia më e madhe në botë kundër një rënieje të papritur të aktiviteteve ekonomike”, tha Georgieva.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *