Në katër muajt e fundit, në ambasadën gjermane në Kosovë janë regjistruar afër 200 mijë kërkesa për t’u pajisur me vizë gjermane.
Që nga fillimi i dhjetorit e deri tani në fund të marsit, ambasada e këtij shteti në Prishtinë ka pranuar 199 mijë e 783 kërkesa për viza, transmeton Klan Kosova.
Megjithatë, përfaqësia e këtij shteti ofron vetëm 500 deri në 800 termine në muaj, përmes shortit, teksa ofron pesë mijë e 500 viza në vit.
Qasja e privilegjuar e kosovarëve në tregun e punës, e ka bërë Gjermaninë destinacionin më të synuar për ta.
Kësisoj, shtetet tjera kanë dukshëm më pak kërkesa për viza.
Lexo më shumë këtu