Gazsjellësi “Nord Stream 2”, që do të përçojë gazin natyror nga Rusia në Gjermani, ka përfunduar së ndërtuari.

Kompania ruse Gazprom ka njoftuar për përfundimin e punimeve, por pritet edhe certifikimi nga rregullatori gjerman dhe kjo mund të marrë kohë deri në disa muaj.

Puna për ndërtimin e gazsjellësit të gjatë 1,225km mori pesë vjet kohë dhe ka kushtuar 11 miliardë dollarë, transmeton Koha.net.

Bizneset gjermane kanë bërë investime të mëdha në këtë projekt ndërkaq ish-kancelari Gerhard Schröder po e udhëheq atë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *