Hakerët që kanë arritur të marrin video të përgjimeve nga Shërbimi Informativ Shqiptar kanë publikuar një video që tregon përgjime në një prej ambasadave të hauaj në Tiranë.
Një nga videot e publikuara nga “Homeland Justice” pretendohet se janë përgjime të dy ambasadave të huaja në Tiranë, njëra nga të cilat duket si ambasada e Kinës, por kjo mbetet për t’u verifikuar, transmeton EuroNews Albania.
Në mesazhin e hakerave në kanalin e tyre Telegram shkruhet ‘Prisni për një bombë’, duke supozuar se kanë materiale të tjera më të rëndësishme.
Katër ditë më parë hakerat zbuluan një pjesë të identitetit të funksionarëve të Shërbimit Informativ Shtetëror.
Nga SHISH nuk ka pasur ende një reagim mbi këtë sulm të hakerave ndërsa më herët “Homeland Justice” ka publikuar të dhënat personale të kreut të shërbimit sekret Helidon Bendo dhe bashkëshortes së tij.