Ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën dhe diplomati austriak Wolfgang Petritsch thotë se në një situatë gjeopolitike të ndryshuar nga lufta në Ukrainë dhe Lindje të Mesme, Kosova dhe Serbia dhe bashkësia ndërkombëtare, që është angazhuar në Ballkanin Perëndimor për më shumë se dy dekada, duhet të rivlerësojnë realitetin për të lëvizur përpara.

“Më duhet të them se pas kaq shumë vitesh, është një moment kur duhet të reflektojmë. Në këtë pikë ku gjendemi, në fundin e vitit 2023, pas shumë vitesh negociata me angazhim aktiv të bashkësisë ndërkombëtare, ende nuk po mund të shohim se cili do të jetë fundi i vërtetë i këtij angazhimi ndërkombëtar. Dhe kjo, mendoj unë, është çështja më e rëndësishme”, ka thënë Petritsch në një intervistë për Zërin e Amerikës.

“Duhet ta kuptojmë që tërë këto zhvillime po ndodhin në një ambient të ndryshuar në mënyrë drastike për Evropën në aspektin gjeopolitik. Tek fqinjët e Evropës, në Ukrainë dhe në Lindje të Mesme, tani po ndodhin dy luftra ndërkohë që ende nuk i kemi zgjidhur suksesshëm çështjet në rajonin pranë nesh, në shtetet që tashmë duhej të ishin pjesë e Bashkimit Evropian por që ende janë mjaft larg. Dhe prandaj duhet të refektojmë dhe të dalim me një strategji të re dhe të rigjallëruar për të zgjidhur ato çështje që janë shumë më të lehta për t’u zgjidhur sesa çështjet e mëdha të Rusisë e Ukrainës, apo të Lindjes së Mesme.”

“Megjithatë, në aspektin politik, sa u përket negociatave, druhem se nuk do të shohim ndonjë përparim gjatë vitit të ardhshëm, sepse kemi zgjedhje në Serbi më 17 dhjetor, pastaj vitin e ardhshëm zgjedhjet e Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian dhe në nëntor zgjedhjet presidenciale në SHBA. Dhe është e qartë që dy luftrat e mëdha tani kanë tërë vëmendjen e hartuesve të politikave në Bruksel dhe në Uashington. Me shqetësim e them se nuk do të shohim ndonjë përparim përsa i përket zgjidhjes diplomatike për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Prandaj mendoj se u mendua mirë që NATO-ja, KFOR-i, duhet përforcuar pasi nuk duhet lejuar të përsëriten ngjarjet si ato të para disa javëve” thotë diplomati austriak.

Lexo intervistëbn e plotë këtu

.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *