Nga sot, Policia e Kosovës do të ndëshkoj personat që në vendet publike nuk mbajnë maska si mjet parandalues ndaj përhapjes së koronavirusit.
Mbajtjen e maskave nga ana e qytetarëve në terren po e mbikëqyr edhe Inspektorati komunal i Prishtinës.
Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj, ka paralajmëruar marrjen e masave ndëshkimore ndaj qytetarëve që nuk marrin masat për mbrojtje nga koronavirusi.
Policia e Kosovës do të fillojë më seriozisht monitorimin nëse po respektohen vendimet e Qeverisë. Së bashku me inspektorët do të fillojmë me informimin, e pas disa ditësh do të nisim edhe me marrjen e masave ndëshkimore”, ka thënë Qalaj, transmeton Koha.net.