Në një aksion të zhvilluar në komunën e Leposaviqit, policia ka konfiskuar 272 pajisje për zhvillimin e kriptovalutave.

Në një njoftim nga Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, bëhet e ditur se është arrestuar edhe një person.

Ministri Sveçla ka thënë se ky aksion ishte organizuar me qëllim të zbulimit dhe konfiskimit të pajisjeve për prodhim të kriptovalutave.

Siç ka thënë ministri Sveçla aksione të tilla do të vazhdojnë deri “në implementimin e plotë të vendimit të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës”.

Ndërsa, në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se lloji i pajisjeve të konfiskuara sipas Polcisë së Kosovës është “Antminer” që shërbejnë për prodhimin e kriptovalutës “Bitcoin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *