Nga mesnata e të mërkurës, në Poloni ka filluar zbatimi i ligjit kundër abortit i cili e ndalon atë pothuajse në të gjitha rastet.
Ky vendim përjashton ndalimin e abortit vetëm në rastet e dhunimit, incestit apo kur jeta e nënës të jetë e kërcënuar nga shtatzënia.
Shumica e polakëve kundërshtojnë këtë ndalesë të ashpër, prandaj shumë prej tyre kanë protestuar sërish në rrugë të mërkurën.
Në tetor të vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese tha se ligji i vitit 1993 që lejon abortin në rastet kur fetusi është i dëmtuar dhe ka anomali, ka qenë jokushtetues.
Më 2019, 98% e aborteve ishin kryer mbi këto arsye. Kështu, vendimi i hyrë tani në fuqi nënkupton se këto abortime më nuk do të mund të ndodhin në Poloni.