Presidenti i FIBA Evropës, Jorge Garbajosa do të takohet me drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), si dhe do të vizitojë zyrat e FBK-së.

Numri një i basketbollit të Evropës është mysafir i ftuar në gala mbrëmjen e organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, për nder të 10 vjetorit të pranimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, ku do të ketë shumë të ftuar specialë.
Kjo është hera e parë e numrit një të basketbollit në Evropë që viziton vendin tonë, ku do të njihet nga afër me zhvillimet e basketbollit në Kosovë.
Jorge Garbajosa është zgjidhur President i FIBA Evropës në maj të vitit 2023, ku Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu është zgjidhur anëtar i Bordit të FIBA Evropës.(gazetaexpress.com)