Presidentja e sapozgjedhur e Kosovës, Vjosa Osmani, është zotuar se do të angazhohet çdo ditë për forcimin e shtetit.

“Sot zotohem se do ta mbroj çdo pëllëmbë të Kosovës dhe do të angazhohemi pa kursim për të garantuar pacenueshmërinë e integritetit territorial institucional dhe sovranitetit të vendit”, tha Osmani para deputetëve.

71 deputetë votuan të dielën për Osmanin si presidente e Kosovës.

“Sot është dita kur vullneti juaj (i qytetarëve) i shprehur me 14 shkurt po jetësohet”, tha Osmani pas betimit para deputetëve.

“Unë do të jem presidentja e juaj, presidentja e të gjithëve”, tha Osmani, duke shtuar se dera e saj do të jetë e hapur për të gjithë dhe se nuk do të bëjë dallime mes pushtetit dhe opozitës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *