Në Paris janë mbledhur një numër i madh liderësh botërorë.

E ky tubim i tyre ka ardhur për ceremoninë e rihapjes së Katedrales së famshme Notre Dame, e cila u dogj në vitin 2019, raporton Klankosova.tv.

Në këtë ceremoni po merr pjesë edhe presidentja Osmani, e cila ka shpërndarë një fotografi nga kjo ngjarje.

Ajo shihet t’i ketë shtrënguar duart me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump.

“Me Presidentin Trump, në ceremoninë e rihapjes së Katedrales së Parisit ‘Notre Dame’”, shkroi Osmani në Facebook.

Rindërtimi i Notre Dame ka zgjatur mbi 5 vjet dhe ka kushtuar mbi 800 milionë euro. (kankosova.tv)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *