Një tunel prej 300 metra i gjatë planifikohet të ndërtohet nën pjesët e rrugës “Agim Ramadani” në kryeqytet, derisa mbi të parashihet të ketë shëtitore.
Projekti i Komunës së Prishtinës do të synoj të ndikojë për të mirë në komunikacionin e veturave.
Përmes projektit që pritet të kushtojë 2 milionë euro, sheshi “Ibrahim Rugova” do të bashkohet me pjesën e vjetër të qytetit, transmeton Koha.net.
Drejtori i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, Gëzim Mehmeti ka treguar se tuneli pritet të fillojë nga pjesa ku kalon lumi Vellusha dhe do të vazhdohet deri tek objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës.
Megjithatë, ai nuk mund të tregojë nëse ky tunel do të fillojë të ndërtohet në këtë vit.
Lexo më shumë këtu