Në Maqedoninë e Veriut sot është propozuar të largohet masa e PCR testeve nëpër kufijtë e vendit ndaj shtetasve nga vendet fqinje.
Siç transmeton Alsat M, propozimi është bërë nga Komisioni për Sëmundje Infektive që ka rekomanduar të largohet kjo masë e parandalimit të përhapjes së Covid-19.
Megjithatë, mbetet që gjatë javës të merret një vendim nga qeveria maqedonase.
Mediat raportojnë se Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, pritet të komunikojë me insitutcionet vendore dhe zyrtarët nga vendet e rajonit, derisa mund të ndodhë që gjatë ditëve në vazhdim largohet masa e testeve PCR njëkohësisht nga të gjitha vendet e rajonit.