Ministrja kosovare e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka konfirmuar se një propozim i Francës dhe Gjermanisë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë i është ofruar palëve.

“Të vërtetë ka që ekziston një propozim prej këshilltarëve të Presidentit Macron dhe Kancelarit Scholz”, ka thënë Gërvalla.

Ditë më parë, Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se këshilltarët e presidentit francez dhe kancelarit gjerman i kanë propozuar lehtësim në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian me këmbin që vendi i tij të mos jetë pengesë që Kosova të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare.

Mirëpo, Gërvalla ka thënë se Vuçiq nuk ka treguar të vërtetën.

“Ajo çfarë ka thënë presidenti Vuçiq rreth ulëses në OKB nuk është e vërtetë sepse propozimi është i hartuar me qëllim krejt tjetër, nuk ka pika 1 2 3 4 5…”, deklaroi për Klan Kosova zëvendëskryeministrja Gërvalla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *