Pushtimi i Rusisë në territorin ukrainas është duke ngecur në masë të madhe në të gjitha drejtimet, ka deklaruar një zyrtar i lartë i mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara.
Rusët kanë lëshuar më shumë se 1,100 raketa por mund të kenë probleme inventare, ka deklaruar ky zyrtar për BBC.
Ky zyrtar nuk ka mundur të konfirmoj apo të mohoj pretendimet se Rusia ka përodrur raketë hipersonic, duke thënë se nuk është e qartë pse do t’ju nevojitej ky lloj i raketës, por që rusët mund të jenë në mungesë të raketave të tjera apo dëshirojnë të dërgojnë një mesazh.
Ky zyrtar ka deklaruar se është rritur aktiviteti detar në Detin e Zi, derisa besohet të ketë patur sulme rreth portit të Odesas. Por, sipas këtij zyrtari, kjo nuk do të thotë se një sulm ndaj këtij qyteti do të jetë i menjëhershëm.