Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dështuar me politikën e tyre në Lindjen e Mesme dhe këtë e tregon konflikti mes Izraelit dhe Hamasit, ka thënë Presidenti rus Vladimir Putin.
“Mendoj se shumë njerëz do të pajtoheshin me mua se ky është një shembull i qartë i dështimit të politikës amerikane në Lindjen e Mesme”, ka deklaruar Putin.
Lideri rus i bëri këto komente gjatë takimit me kryeministrin irakian, Mohammed Shia al-Sudani, në Moskë, disa ditë pasi Hamasi nisi një sulm masiv në Izrael.
Ai foli për “nevojën e zbatimit të vendimeve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për krijimin e një shteti të pavarur dhe sovran palestinez”, transmeton REL.
Putin tha se SHBA-ja “ka tentuar të monopolizojë zgjidhjen e konfliktit, por fatkeqësisht ata nuk ishin të preokupuar në gjetjen e kompromiseve që do të ishin të pranueshme për të dyja palët”.
Perëndimi “nuk ka marrë parasysh interesat thelbësore të popullit palestinez”, tha ai.
Grupi militant i Hamasit nisi një sulm masiv ndaj Izraelit mëngjesin e 7 tetorit. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme në Gaza.
Të paktën 900 persona në Izrael dhe mbi 700 në Gaza janë vrarë që kur shpërtheu dhuna.
Lideri rus i bëri këto komente gjatë takimit me kryeministrin irakian, Mohammed Shia al-Sudani, në Moskë, disa ditë pasi Hamasi nisi një sulm masiv në Izrael.
.
.