Presidenti rus Vladimit Putin i është drejtuar opinionit përmes një fjalimi televiziv nga Moska.
Gjatë ditës së hënë, Kremlini njoftoi se Putin i ka bërë të ditur Presidentit francez Emmanuel Macron dhe Kancelarit gjerman Olaf Scholz se ka në plan që “së shpejti” të nënshkruaj një urdhër që do të deklaroj zyrtarisht njohjen e republikave të vetë shpallura separatiste në Donbas.
Më pas, gjatë adresimit Putin i është kthyer historisë duke deklaruar se Ukraina moderne është krijuar nga Rusia.
“Të nisim nga fakti që Ukraina moderne ishte krijuar tërësisht nga Rusia, më saktësisht, nga Rusia bolshevike, komuniste. Ky proces filloi pothuajse menjëhere pas revolucionit të 1917-tës,” ka thënë Putin, transmeton CNN.
“Më pas, në prag dhe pas Luftës së Dytë Botërore, Stalini aneksoi për USSR dhe i transferoi Ukrainës disa toka që më parë i takonin Polonisë, Rumanisë dhe Hungarisë,” ka shtuar Putin.
“Dhe, më 1954, për disa arsye, Khrushchev morri Krimean nga Rusia dhe i dha Ukrainës. Në fakt, kështu u formua territori i Ukrainës Sovietike,” ka deklaruar Putin.