Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka uruar Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për Ditën e Shtetësisë së Serbisë.
Në letrën e tij, presidenti rus ka thënë se “zhvillimi i mëtejshëm i lidhjeve konstruktive ruso-serbe u përgjigjet plotësisht interesave të popujve tanë vëllazërorë dhe kontribuon në forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në kontinentin evropian”.
Siq transmeton REL, në letrën e tij Putin ka thënë se Rusia dhe Serbia kanë vendosur një dialog përmbajtësor dhe bashkëpunim në fusha të ndryshme.
Ruisa po përballet me kritika nga vendet perëndimore pasi ajo vazhdon të mbaj qindra mijëra trupa ushtarake në kufirin me Ukrainën.
Rusia vazhdon të mohoj se ka plane për pushtim, pavarësisht grumbullimit të mbi 100,000 ushtarëve dhe stërvitjeve ushtarake në kufijtë me Ukrainën.
Putin dhe Vuçiq u takuan për herë të fundit në nëntor të vitit të kaluar, ku diskutuan për çështjen e furnizimit me gaz në Serbi, situatën me Kosovën dhe çështje të tjera dypalëshe.