Në Rusi janë votuar ndryshimet kushtetuese të cilat i hapin rrugën Presidentit Vladimir Putin që potencialisht të qëndroj në pushtet deri në vitin 2036.
Sipas zyrtarëve të zgjedhjeve, 77.6% e rusëve kanë votuar për ndryshimet kushtetuese, kur janë numëruar rreth tre të katërtat e të gjitha qendrave të votimit.
Kjo do të thotë se Vladimir Putini mund të mbetet president edhe për 16 vjet të tjera.
Referendumi njëjavor që përfundoi të mërkurën u njollos nga raportimet e përhapura të presionit ndaj votuesve dhe parregullsive të tjera, transmeton Zëri i Amerikës.