Pjesa e ‘Qendrës Historike’ në qytetin e Shkodrës është shpallur pasuri kulturore në Shqipëri.

Këshilli i Ministrave vendosi për përcaktimin e zonës mbrojtëse të saj, sipas koordinatave dhe hartës së zonifikimit dhe miratimin e planit për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e këtyre zonave.

Siç transmeton ATA, është ngarkuar ministri përgjegjës për trashëgiminë kulturore, me propozim të strukturave të specializuara, të përcaktojë zonat mbrojtëse të monumenteve të kulturës, të ndodhura brenda pasurisë kulturore.

Gjithashtu, është ngarkuar Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor të publikojë hartën e “Qendrës Historike” të qytetit Shkodër dhe të zonës mbrojtëse të saj në Gjeoportalin Kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *