Qeveria e Kosovës është në përfundim të përgatitjes së draftamandamenteve kushtesuese për realizimin e vettingut në drejtësi.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se do t’u bëhen ftesa përsëri partive që kanë refuzuar të zhvillojnë takime me ministren në lidhje me këtë çështje.
“Ne planifikojmë që të kemi ftesa të tjera edhe për partitë e tjera, duke qenë që LDK-ja ka thënë që diskutimet për këtë i bëjmë në Kuvend. Po ashtu Lista Serbe nuk është që ka shprehur vullnet për të na takuar. Ne jemi të gatshëm që sërish t’i ftojmë ata. Të flasim edhe në Kuvendin e Republikës dhe bashkërisht ta gjejmë një zgjidhje se si duhet të vazhdojmë tutje”, ka thënë ministrja Haxhiu, transmeton KOHA.
Haxhiu ka bërë të ditur se Qeveria është në përfundim të procesit për hartim të amendamenteve kushtetuese, andaj ka paralajmëruar shpeshtim të takimeve me të gjitha subjektet politike.
Gjatë ditës së shtunë, mbështetje procesit të vettingut i kanë dhënë përfaqësues të partive të komuniteteve jo-shumicë jo-serbe, që kanë gjashtë deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se reformat madhore të drejtësisë do t’i diskutojnë në Kuvend, kur ato të vijnë në seancë.
Dy të tretat e votave të deputetëve janë të nevojshme për amendamentim të Kushtetutës.