Janë 12 pyetje për të cilat qeveria shqiptare dëshiron të dëgjoj mendimin e qytetatëve, në mesin e tyre edhe për idenë e legalizimit të kanabisit.
Ky pyetësor që mban emrin “Këshillimi Kombëtar” shtron disa pyetje që kanë të bëjnë me punësimi, ekonomine, Bashkimin Evropian dhe qështje të tjera siq është nisma ‘Open Balkan’.
Ky pyetësor është anonim dhe mund të plotësohet nga kryefamiljari ose çdo pjesëtar i familjes mbi 18 vjeç.
Ndryshe nga sondazhet profesionale, pyetësori i qeverisë shoqërohet me një shpjegim duke orientuar qytetarët që të zgjedhin një alternativë të caktuar, transmeton Euronews Albania.
Pyetja nëse duhet që “Shqipëria të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore, pa e legalizuar për arsye përdorimi vetjak”, shoqërohet me shpjegimin se kanabisi mjekësor ka efekte kurative dhe se shfrytëzimi i kontrolluar ka sjellë ndikim pozitiv jo vetëm në shëndetësi por edhe në ekonomi.
Në këtë rast, qytetari orientohet që të zgjedhë alternativën e parë ku thuhet “Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit mjekësor”.