Qeveria e Kosovës ka votuar sot për themelimin e një grupi punues i cili do të përgatis një raport mbi reformën në sistemin e drejtësisë.
Kryeministri Avdullah Hoti tha se se ky grup është gjithëpërfshirës, dhe në te janë “të gjithë hisedarët e sistemit të drejtësisë, përfshirë partnerët tanë strategjikë”.
“Deri në muajin tetor ky grup do të përgatisë raportin përfundimtar mbi skenarët e reformës së sistemit të drejtësisë. Raporti i grupit punues do të shfrytëzohet si bazë me të cilën qeveria do të procedojë tutje”, ka sqaruar Hoti, transmeton Gazeta Express.