Është rritur numri i konsumatorëve nëpër dyqanet tregtare si pasojë e firkës nga përhapja e koronavirusit.
Interesimi për blerje të produkteve ushqimore dhe të tjera po ndodh si pasojë e përhapjes së virusit në vendet fqinje, derisa në Kosovë ende nuk ka ndonjë rast infektimi të konfirumuar.
Siç transmeton Koha.net, menaxherët e Viva Fresh Store thonë se dy ditë më parë, kanë vërejtur se qendrat e tyre kanë pasur më shumë konsumatorë, të cilët kanë blerë produkte më shumë se zakonisht.
Qytetarët tregojnë se këto ditë kanë dalë për blerje, veçanërisht për frikën që kanë nga kjo sëmundje, në mënyrë që për çfarëdo situate të jenë të përgatitur.
Gjithashtu, ka edhe nga ta që nuk e shohin të nevojshme të blejnë këto rezerva.