Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka bërë thirrje autoriteteve kosovare që të kërkojnë një “dialog të palodhur” me Serbinë për të arritur te marrëveshjet.
Duke reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kosovë, ku liderët e serbëve u larguan nga përfshirja në institucionet dhe në policinë e Kosovës, Rama ka bërë thirrje për një qasje “për të mos humbur aleatët”.
“Autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë! Por i mirëkuptoj edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me “forcë”! Prandaj duhet kërkuar një DIALOG I PALODHUR me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët!”, ka shkruara Rama në Twitter.
Rama deklaroi se mështet idenë e planit franko-gjerman “për vetëpërmbatje dhe dialog”.
“Po e ndjekim me vëmendje të madhe e shqetësim të vërtetë situatën e acaruar në Kosovë dhe bashkohemi me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë. Ndërkohë që mbështesim plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe DIALOG”, ka shkruar Rama.