Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paraqitur të mërkurën para Sekretarit të Përgjithshëm të Nato-s propozimin për ndërtimin e një baze detare të Aleancës në Durrës.
Rama tha se bëhet fjalë “për të shtuar një vlerë tjetër të rëndësishme në infrastrukturën dhe logjistikën e aleancës, duke vënë në dispozicion të NATO-s një bazë të flotës detare të fjalës së fundit”.
Siç transmeton VOA, Jens Stoltenberg nuk e përmendi propozimin për bazën detare, ndërsa vlerësoi rolin e Shqipërisë në gjirin e Aleancës dhe kontributin e saj në forcat shumëkombëshe.
Fjalën e tij para mediave Stoltenberg e mbajti para asaj të Ramës.
Ai vuri gjithashtu në dukje mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës. “NATO qëndron me Ukrainën ndërkohë që mbron veten e saj ndaj luftës mizore të Rusisë.
Sekretari i Përgjithshëm i Nato-s u shpreh se Ballkani Perëndimor ka “një rëndësi strategjike për Aleancën”.