Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpejguar se si do të duken plazhet gjatë kësaj vere, duke u premtuar turistëve një qasje ndryshe nëpër plazhet e vendit.

“Nuk do bëjmë plazh me policë e ushtarë, por duam mirëkuptimin e shqiptarëve. Një gjë e sigurt dhe që do t’u pëlqejë shqiptarëve, është se nuk do lejohet asnjë kontratë private për shezlonge për çadra, përveç hoteleve”, ka thënë Rama në emisionin OpinionKlanTv.

Ai ka shtuar se plazhet do të jenë të hapura, siç ishin shumë vite më përpara.

“Të gjitha plazhet e tjera do të jenë të lira, publike dhe njerëzit do bëjnë plazh siç bënim dikur kur ishim të vegjël, ku s’kishim shezolng  dhe akomodoheshim me mjete rrethanore.

“Plazhet do jenë masivisht publike dhe s’do ketë më njerëz që dalin me hunj dhe dhëmbë të prishur, që u thonë turistëve paguaj 10 euro që të futesh këtej, e 20 euro që të dalësh andej… Plazhet do t’i kenë shqiptarët, shqiptarët e të gjitha trojeve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *