Sipas një studimi, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është politikani i katërt më i ndjekuri në rrjetet sociale në Evropë për vitin 2020.
Siç transmeton Top Channel, me 1.3 milion ndjekës Rama lë pas liderë vendesh të fuqishme si Kryeministrin e Austrisë Sebastian Kurtz, Kryeministren e Norvegjisë Erna Solberg, apo dhe liderët e vendeve fqinje si Kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis, si dhe atë të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.
Nga të dhënat e analizuara nga “Terradata”, kryeministri shqiptar, Edi Rama renditet i gjashti në Evropë për sa i përket numrit të reagimeve të ndjekësve, me 5.6 milion like, apo emocion, përgjatë vitit që lamë pas. Ndërsa një tjetër e dhënë mjaft interesante, ajo e postimeve në “Facebook” e rendit kreun e qeverisë shqiptare në vend të parë ndër liderët europianë me 812 post në vitin 2020.
Lexo më shumë këtu