Raporti i fundit i progresit nga Komisioni Evropian vlerëson Kosovën për përshtatjen me qëndrimet e Bashkimit Evropian ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë.

Në këtë raport përsëritet se Komisioni Evropian mbetet në qëndrimin se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Aty, po ashtu, theksohet se ka një ndjenjë që Këshilli i BE-së të merret me urgjencë me këtë çështje.

Sa i përket gjendjes politike në vend, raporti vlerëson se “Kosova ka pasur stabilitet politik”, por vlerësim tjetër jepet për punën e legjislativit.

“Puna e Kuvendit vazhdon të ndikohet negativisht nga atmosfera polarizuese politike dhe vështirësitë për të arritur kuorumin e nevojshëm për vendimmarrje, përkundër faktit se Qeveria bazohet në një shumicë të fortë”, thuhet në dokument, transmeton REL.

Situata në veriun e Kosovës, ndërkaq, vlerësohet si “sfiduese”, në veçanti sa i përket “korrupsionit, krimit të organizuar dhe kushteve për lirinë e shprehjes”.

Sa i përket vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, kriktika i janë adresuar Serbisë ku raporti thotë se ky shtet “ka shënuar kthim prapa” në përafrimin e qëndrimeve të saj me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *