Riho Terras, anëtar i Parlamentit Evropian dhe Raportuesi i sapoemëruar i Përhershëm për Kosovën, do të vijë për vizitë zyrtare në Kosovë të hënën.

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë bëhet e ditur se ai në ora 11:00 do të mbajë një konferencë për media.
Ndër tjera shtohet se kjo do të bëhet si pjesë e misionit të tij tre-ditor për mbledhjen e fakteve në Kosovë.
Konferenca në fjalë do të mbahet para objektit të Zyrës së BE-së në Kosovë. (klankosova.tv)