Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, ka shënuar golin e parë për Norwich City.

Rashica shënoi golin vendimtar në  fitoren kundër Charlton Athletic gjatë vikendit, në kuadër të xhiros së tretë në FA Cup.

Rashica kishte munguar në gjashtë ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit. Ai u shpreh shumë i gëzuar për fitoren dhe tifozëte klubit.

“I falënderoj shumë tifozët tanë që edhe sot si në çdo ndeshje tjetër kur jemi mysafirë paraqiten në numër të madh pa marrë parasysh distancën që duhet të kalojnë”, tha Rashica për emisionin Match of The DayBBC.  

Milot Rashica u transferua nga klubi gjerman Werder Bremen tek Norwich City në qershor dhe u bë pjesë e njëmbëdhjetëshes së parë në ekipin anglez.    

Në një prononcim për TV kanalin e klubit, Rashica falënderoj përkrahësit që kanë udhëtuar me ekipin duke shtuar se është i gëzuar që ka shënuar golin e parë për ekipin dhe se para së gjithash e rëndësishme është fitorja e arritur nga ana e klubit.    

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *