Rastet e dhunës brenda familjeve në Kosovë janë duke u shtuar nga viti në vit.

Vebi Mujku, drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, thotë se rastet ‘po shtohen shumë’.

“Aktivitetet e QPS Prishtinë secilin vit janë duke u rrit, dhe rastet po shtohen shumë. Puna e QPS Prishtinë ka qenë e fokusuar kryesisht ne rastet e trajtimit të viktimave të dhunës brenda familjes, rasteve të shkurorëzimit, besimit të fëmijëve, realizmit të kontaktimit mes prindërve të ndare apo në proces të ndarjes, të miturit në konflikt me ligjin, fëmijëve në punë të rënda e shumë kategori tjera të klientëve”, ka thënë Mujku për Telegrafi.

Ai tha se rastet më të ndjeshme për tu trajtuar janë rastet e dhunës në familje ku përveç dhunës që e përjeton nëna nga burri, në këtë rast viktimë është edhe fëmija.

“Po secili rast i ka specifikat e veçanta dhe ndjeshmërinë e vet, mirëpo rastet më të rënda janë kur kemi të bëjmë rastet e dhunës brenda familjes ku përveç gruas, viktimë është edhe fëmija. Keqtrajtimi i fëmijëve nga prindi brenda familjes, ushtruesi i dhunës duhet të përfundoj në mbajtje, kurse Nëna në hospitalizim, dhe ne detyrohemi ta vendosim fëmijën tek ndonjë i afërm apo edhe në strehimore.”

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *